Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur nga Gjeneva për masat e marra nga Shqipëria për parandalimin e akteve ekstremiste dhe radikalizmit në tërësi, duke nisur nga edukimi dhe duke e futur si lëndë në shkolla, për të parandaluar këto fenomene.
Ai premtoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribut në luftën kundër këtyre fenomeneve.
Shqipëria ka marrë masa të vëzhdueshme në parandalimin e akteve ekstremiste dhe radikalizmit në tërësi duke nisur nga edukimi dhe duke future si lëndë në shkolla për të parandaluar këto fenomene. Ishte kjo deklarata e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë fjalës së mbajtur të martën në sesionin e posaçëm të këshillit të të drejtave të njeriut në Gjenevë.
Një tjetër prioritet për qeverinë shqiptare është mbrojtja e të drejtave të minoriteteve dhe respektimi i tyre.
Sipas Bushatit në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut ne na duhet të bëjmë më shumë për konfliktin në Siri dhe Iran për të mbrojtur qytetarët e këtyre vendeve që ndihen të rrezikuar nga lufta në këto rajone.