Lajmet e fundit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W.Bush i është përgjigjur përmes një letre vajzës kosovare, Pavarësia e cila i shkroi atij ditë më parë.
“E dashur Pavarësia. Ju falënderoj për letrën. Shpresoj që do t `ju takoj ndonjëherë. Zoti të bekoftë ty, familjen dhe vendin tënd”, ka shkruar Bush, transmeton Klan Kosova.
Fëmija i parë që lindi me 17 shkurt të 2008, vajza që edhe u pagëzua me emrin Pavarësia, përmes një letre ka ftuar si mysafirë special në 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, që është edhe ditëlindja e saj e dhjetë, ish-presidentin amerikan.
Klan Kosova e ka realizuar një kronikë për Pavarësinë të cilën mund ta ndiqni më poshtë: