Lajmet e fundit

Tregjet e bursave kanë pësuar rënie të thellë pas shqetësimeve në lidhje me marrëdhëniet tregtare në mes të Kinës dhe SHBA-ve.
Tensionet në koalicionin qeverisës në Gjermani në lidhje me politikat e emigrimit, kanë shtuar pasigurinë tek investitorët.
Dax në Frankfurt ka përfunduar 1.4% më e ulët, ndërsa Cac në Paris u mbyll me poshtë për 0.9% si dhe Madrid pësoi rënie për 0.8% ditën e hënë.
FTSE 100 në Londër pësoi rënie më herët, Dow Jones e Wall Street pësoi rënie për 0.6% dhe S&P 500 për 0.4%.
Tregjet në Azi pësuan rënie mëngjesin e së hënës pasi Presidenti amerikan Donald Trump vendosi taksa prej 45% në mallrat kineze me vlerë prej 50 milionë dollarë.
Kina iu përgjigj duke vendosur taksë ekstra prej 25% në më shumë se 600 produkte amerikane.