Fenomeni i burrneshave, apo virgjëreshave të përbetuara shqiptare është një rast specifik i mënyrës se si gratë sakrifikohen e vetëflijohen për hir të familjes.
Diçka që rrallë kund në botë ka ndodhur për të mos thënë fare, ka tërhequr vëmendjen e shumë antropologëve e sociologëve të huaj, e për burrneshat shqiptare janë shkruar edhe libra e janë realizuar filma.
Në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, është diskutuar për këtë fenomen, për arsyet që i shtynë këto gra që të bëjnë jetë burrash dhe për mënyrën se si i ka trajtuar shoqëria.
Sibel Halimi – sociologe, Zanita Halimi – antropologe dhe Shemsi Krasniqi – sociolog, japin qëndrimet e tyre profesionale karshi fenomenit unik.
Ndiqeni të plotë emisionin në linkun më poshtë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.