Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ditën e sotme, pasi burri ka vrarë bashkëshorten e tij me mjete të forta në Durrës.
Mësohet se Ç.SH ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij A.Sh. 40 vjeçe.
40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pas ngjarjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, të cilin po e merr në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.