Një burrë dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar ta hap derën e banesës së bashkëshortes së tij në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në ndikim të alkoolit ka tentuar ta hapte derën e banesës me mjet te fort, ku ndodhej bashkëshortja e tij viktima f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.