Lajmet e fundit

Të gjithë e dimë që historia e filmit që fitoi Oscar, 12 Years a Slave, është e vërtetë.
Por, edhe në shekullin XXI fatkeqësisht ka ende njerëz që trajtohen si skllevër.
E tillë është edhe historia e Myint Naig, i cili ishte larguar nga shtëpia në vitin 1993, për të punuar në Tajlandë.
Por, ai nuk u kthye në shtëpi për 22 vite sepse u skllavërua, transmeton Klan Kosova.
Gjithë çfarë dëshironte, Myint Naing, ishte të kthehej në shtëpi.
Herën e fundit kur ai bëri këtë kërkesë, gati sa nuk vdiq nga rrahjet.
Për vite të tëra ishte detyruar që të punonte në një anije në Indonezi.
Netët e tij ishin të mbushura me ëndrra për nënë e motrat e tij, që kishte vite pa i parë.
Çdo vit mijra punëtor emigrant si Mying, mashtrohen e më pas shiten e trajtohen si skllav.
Kjo është një tregti brutale që është zhvilluar për dekada të tëra, në ujërat e Azisë Juglindore, ku kompanitë mbështeten në skllevër për t’i furnizuar me pesh supermarketet në të gjithë botën.
Në vitin 1990, babai i Myint kishte vdekur teksa po peshkonte, duke e lënë kështu atë si të vetmin përgjegjës për familjen edhe pse ishte vetëm 15 vjeç.
Ai kishte bërë shumë punë, derisa një ditë një njeri e vizitoi lagjen e tij, duke i treguar për vende pune në Tajlandë.
Ai dhe disa burra të tjerë të rinj u mashtruan dhe vendosën që të shkojnë.
Ai kishte diskutuar shumë me nënën e tij, sepse ajo refuzonte që Myint të shkonte për punë në një vend që nuk e njihte.
Tash 22 vite pas, Myint është kthyer në shtëpinë e tij si një burrë 40 vjeçar.
“Jeta ime ishte shumë e rëndë dhe më lëndon shumë kur e mendojë”
“Gjithmonë kam menduar nëse do e njihja nënë ose motrat”, shprehet Myint.
Kur u kthye në shtëpi tashmë si një burrë i rritur e jo më një adoleshent, nuk mund të i mbante emocionet.
Më në fund ai i pa fytyrat që i shihte vetëm në ëndërr.