Një bodibillder që u martua me dy kukulla seksi thotë se ai nuk mund të ndihet i njëjë me një grua të vërtetë.
Yuri Tolochko nga Kazakistani u martua me kukullën Margo në një ceremoni ku morën pjesë dhjetëra të ftuar gjatë nëntorit të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Ai që prej asaj kohe është ndarë nga Margo për të filluar një marrëdhënie të re me kukulla të reja Luna dhe Lola.
Së fundmi, Yuri u paraqit në YouTube për të folur për jetën e tij.
Ai tha: “Përvojën time të parë me një kukull seksi e kam pasur para 10 vjetësh. Ishte një festë me miqtë e mi, ne luajtëm dhe ishte edhe një kukull seksi dhe unë pata përvojën time të parë dhe më pëlqeu dhe më pëlqen edhe tani. Unë nuk ndjej me grua të vërtetë atë që mund të ndiej me një kukull”.
“Miqtë e mi e pranojnë vendimin tim. Ndonjëherë ata qeshin dhe thonë se jam i çmendur, por atyre u pëlqen dhe e duan atë që bëj dhe është e rëndësishme për ta që unë të jem i lumtur”.
Yuri, i cili identifikohet si paneksual dhe mund të dashurohet me "një karakter, një imazh, një shpirt, thjesht një person", kohët e fundit tha se ai është i hapur për idenë e të pasurit një marrëdhënie me një grua të vërtetë - por ajo të duhet të pëlqejë kukullat e tij.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.