Një burrë ka përjetësuar portretin e Boris Johnson në trupin e tij dhe tha se nuk pendohet për këtë.
Kenny Wilding, 42 vjeçar, e bëri këtë tatuazh të çuditshëm për të mbledhur para për një mik të familjes me kancer në fazë të katërt për t’u dërguar në SHBA për trajtim.
Familja e Megan Smith shpreson të mbledhë 150 mijë funte për të ndihmuar 25 vjeçarin i cili u diagnostikua me sëmundje të rrezikshme për jetën në janar të vitit 2019.
Wilding nga Kidderminster Worcestershire, tha se ai donte të ‘bënte diçka për të ndihmuar’ djalin e sëmurë, dhe mendoi se një tatuazh me Boris Johnson do të mblidhte shumë para.
Ai tha: “Unë mendoj se Johnson është një legjendë dhe nuk kam parë kurrë në jetë askënd me një tatuazh të tij. Në fillim mendova se do të pendohesha për këtë veprim por të gjithë e duan atë. Nuk pendohem kurrë për atë që bëra”.
Tatuazhi i cili zgjati dy orë për të përfunduar, tregon Kryeministrit britanik të mërzitur. Personi në fjalë e përjetësoi atë në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.