Një nënë ka hyrë në Facebook për të pyetur përdoruesit nëse ajo po reagonte keq pasi nuk donte t'ia vinte vajzës së saj, emrin e ish-gruas të ndjerë të burrit të saj.
Ajo u kritikua nga burri dhe familja e tij për refuzimin e emërimit të vajzës së saj e cila vjen së shpejti në jetë, transmeton Klan Kosova.
Kjo grua dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të një vajze, por ndryshe nga shumë prindër që emërtimin e fëmijëve e konsiderojnë sfiduese, babai i ardhshëm e dinte saktë se si do donte të quhej foshnja.
Por kur ai ia tha gruas planin e tij për emër, ajo u zemërua.
Në një postim në rrjetet sociale, gruaja tha: "Burri im dhe familja e tij më thonë se unë reagoj keq kur refuzoi emrin e ish-gruas së tij të vdekur, për vajzën tonë".
"Unë e di që është e dhimbshme që ajo ndërroi jetë, por mendoj se jam mjaft e arsyeshme sepse ai ka ende fotografitë e tyre të dasmës dhe unazat e martesës rreth qafës së tij".
"Unë mendoj se emërimi i fëmijës tonë me emrin e saj është e tepërt. A jam gabim?".
Ajo ka marrë më shumë se 1500 komente nga përdoruesit e rrjeteve sociale që ishin në krah të saj.
Ndërsa shumica e njerëzve u habitën nga propozimi i tij "egoist", të tjerët thanë se ai qartë kishte nevojë për ndihmë rreth humbjes së ish-gruas së tij.
Një nga komentet ishte: "Më vjen keq por ju meritoni një burri që të vë ty dhe fëmijën në plan të parë dhe jo gruan e tij të ndjerë", transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.