Lajmet e fundit

Ish burri i Amy Winehouse, Blake Fielder-Civil, ka thënë se ai nuk është përgjegjës për varësinë e më pas vdekjën e këngëtarës.
Fielder – Civil, njihet për varësinë e tij ndaj drogës, dhe është akuzuar shpesh se është ai fajtori pse Amy konsumonte drogë.
Në një intervistë, rreth dokumentarit për jetën e Winehouse, ka insistuar se nuk është ai “i keqi i stories”.
“Unë nuk mendojë, që e kam shkatërruar atë”.
“Duhet që t’a dini që ajo kishte varësi për drogën, shumë kohë përpara se të më takonte mua”, është shprehur Fielder – Civil për Times Magazine.
33 vjeçari, ka pranuar që ai ende e dashuron këngëtarën edhe pse kanë kaluar gati 4 vite që kur Amy ndërroi jetë.