Lajmet e fundit

Një grua afgane 23 vjeçare ka thënë se burri i saj e ka lidhur atë dhe i ka prerë dy veshët e saj gjatë një sulmi të dhunës familjare.
Ngjarja ka ndodhur në provincën veriore të Balkh, njofton Klan Kosova.
Gruaja e cila është identifikuar me emrin Zarina, raportohet se është në gjendje të mirë në spital ndonëse siç ka rrëfyer për BBC ajo ka gjendje të traumatizuar.
‘’Unë nuk kam bërë asnjë mëkat, nuk e di pse burri ma bëri këtë gjë mua’’ është shprehur Zarina, njofton Klan Kosova.
Sipas raportimeve Zarina bashkëshorti i saj gjendet në arrati në rrethinën Kashinda pas kësaj vepre që i ka bërë gruas së tij.
Zarina ishte martuar në moshën 13 vjeçare dhe ka shtuar se marrëdhëniet me burrin e saj nuk ishin aspak në gjendje të mirë pasi ai thuhet se i ndalonte gruas të takohej me prindërit e saj.