Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Burrel të Shqipërisë. Mësohet se një 2-vjeçar ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar në spital. Fatkeqësisht, fëmija ka ndërruar jetë në spital.
“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital“, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.