Lajmet e fundit

Një studim i ri thotë se burrat të cilët kanë tatuazhe në trupin e tyre, janë më të prirur që të tradhtojnë.
Në këtë studim 2500 burra dhe gra, kanë dhënë mendimet e tyre rreth fotografive të burrave topless dhe me tatuazhe.
Burrat i konsideronin ata me tatuazhe më pak atraktivë, e po e njëjta vlen edhe te gratë.
Edhe pse ato i pëlqejnë burrat me tatuazhe dhe e lidhin faktin e të qenit me tatuazhe me të qenit i shëndetshëm. Sipas shkencës këta burra janë edhe më maskulinë, dominantë dhe më agresivë.
Maskuliniteti lidhet me nivel të lartë testosteronesh, hormon përgjegjës për dëshirë të lartë seksuale. Studime të mëhershme, kanë dëshmuar se ky hormon i nxitë burrat që të kenë afera me dikë tjetër përpos partnereve të tyre.
Shkencëtarët e Universitetit të New Mexico’s, po ashtu kanë konstatuar qe burrat e përkushtuar në një lidhje, kanë nivele më të ulëta të testosteroneve, ndërsa ata që tradhtojnë i kanë më të larta.