Lajmet e fundit

Burnley e ka barazuar rezultatin ndaj Arsenalit në 1:1 në ndeshjen hapëse të javës së 28-të të Premier Ligës.
Ishte Chris Wood ai që e realizoi golin e barazimit në minutën e 39-të, duke nivelizuar rezultatin për nikoqirët.
Golin e avantazhit për Topçinjtë e kishte realizuar Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Willian.
Me këtë rezultat, Arsenali do të ndodhej në pozitën e dhjetë me 38 pikë, ndërkaq Burnley pesë vende më poshtë, me 30.