Lajmet e fundit

Një burrë që e mbante një foshnje jashtë një dritareje të katit të 15-të, në mënyrë që të marrë pëlqime në Facebook, është dënuar me dy vjet burg.
Njeriu, të cilit nuk i është bërë i ditur emri, postoi një fotografi të kushëririt të tij të vogël duke e kapur për fanelle teksa po e tundte jashtë dritares së katit të 15-të.
“1 mijë pëlqime ose e hodha”, shkruante në postimin e tij.
Përdoruesit e Facebook që e panë postimin bënë thirrje që ai të arrestohet për abuzim me fëmijë, raporton Al Arabiya, dhe që nga atëherë ai tashmë edhe është dënuar.