Lajmet e fundit

Azealia Banks është dërguar në burg të martën mbrëma, pasi dyshohet që e ka kafshuar në gjoks një roje femër të sigurisë në një klub nate, pasi ajo nuk e kishte ditur që Azalia është shumë e famshme.
Azealia ishte në klubin e natës Up&Down kur tentoi të hyjë në një aheng, por nuk ia arriti pasi nuk e kishte vulën e hyrjes. Sipas dëshmitarëve, Azealia pësoi një krizë, duke fyer dhe përdorur sharje raciste.
Menaxheri më pas vendosi ta lë brenda, por ajo nuk e kishte përfunduar. Banks filloi ta qortojë rojën e sigurisë për shkak se ajo nuk kishte njohuri se ajo ishte pjesë e albumit të fundit të Rihannas. Më pas u rikthye sërish nga ajo dhe e pështyu në fytyrë.
Pasi është shoqëruar jashtë, Azealia dyshohet se e ka kafshuar fort anëtaren e sigurisë në gjoks .
Banks u arrestua dhe u dërgua në burg për sulm dhe sjellje të çrregullt, transmeton Klan Kosova.