Lajmet e fundit

Më 25 korrik të këtij viti, në Berivojcë të Kamenicës, Nuhi Mavrovqani vrau gruan e tij Sabilen, duke e goditur disa herë më shufër metalike.
Për këtë që bëri, burri 42 vjeçar do të vuajë dënim me burg të përjetshëm.
Këtë vendim e mori Gjykata Themelore në Gjilan, këtë të premte, njofton Klan Kosova.
Gjykatësi, Zyhdi Haziri, tha se për Mavrovqanin nuk u gjet asnjë rrethanë lehtësuese.
Ai, goditjen e së ndjerës disa herë me shufër metalike, e radhiti si të parën arsye për këtë dënim.
Haziri tha se edhe prania e fëmijëve në këtë rast e arsyeton edhe më shumë dënimin që u shqiptua.
Derisa sipas tij më e rënda e krejt kësaj historie është se Sabile Mavrovqani kishte vetëm një muaj që kishte lindur me prerje cezariane, dhe nuk kishte mundësi as të mbrohej.
Tre fëmijët e çiftit, aktualisht janë duke qëndruar me prindërit e babait, derisa për strehimin e tyre në një të shpi të re dhe për t'i larguar nga shtëpia ku ndodhi vrasja Qeveria ka ndarë 20 mijë euro.
Të dënuarit në seancë iu përmendën edhe 4 vepra tjera penale, një për dhunë në familje ndaj gruas në vitin 2017 edhe atëherë duke e goditur me bisht sëpate, dy për armëmbajtje pa leje dhe një për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.