Lajmet e fundit
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e oficerit të policisë Dritan Lamaj.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të prishë vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila e kishte nxjerrë të pafajshëm Frrokun.
Vendimi i dhënë gjatë mesditës së të hënës nga kjo instancë gjyqësore e detyron Arben Frrokun t’u kthehet qelive të burgut, por ky i fundit rezulton ta ketë kaluar kufirin shqiptar.
Në një njoftim të mëparshëm, Policia e Shtetit lajmëroi se e ndaloi në kufi Frrokun, por e lejoi atë të vazhdonte udhëtimin jashtë Shqipërisë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore për ta ndaluar.
Ky vendim i dhënë, i cili është i formës së prerë, pritet ta shpallë Arben Frrokun në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.