Lajmet e fundit

Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për Jorgo Zanin, autorin e masakrës në Palasë, ngjarje që tronditi opinionin publik, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
30-vjeçari Jorgo Zani masakroi një 12-vjeçar, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku. Pas vrasjes së të miturit, Zani ka vazhduar me dhunimin e trupit të tij, duke i prerë kokën.
Minoreni banonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Palasë tek gjyshja. Autori i këtij krimi në fshat njihet si person me probleme mendore. Sipas policisë, ai është ndaluar ndërsa vazhdonte të dhunonte kufomën e adoleshentit, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë.
“E kemi çuar edhe në çmendinë disa herë dhe e kanë nxjerrë. Ka qëndruar nja 5 ditë dhe e kanë nxjerrë. Shqetësime në fshat sillte se ishte i sëmurë”, thotë një i afërm.
30-vjeçari Zani ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, i kuruar për diagnozën “çrregullime të theksuara personaliteti” për shkak se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.