Lajmet e fundit

Kontrabandimi në vend nuk po bëhet vetëm me lëndë narkotike, por edhe me njerëz.
Vetëm në gjashtëmujorin e parë, Policia e Kosovës, identifikoi plotë 28 emigrantë ilegalë, teksa arrestoi kontrabanduesit, njofton Klan Kosova.
Ragip Bunjaku që drejton aktualisht departamentin për kufi thotë se territori i Kosovës është i sigurt.
Megjithatë, ai shtoi se krahas njerëzve, më të shpeshta janë rastet e kontrabandës me gjësende tjera e produkte ushqimore si kërpudhat.