Lajmet e fundit

Ndeshja e parë miqësore pas pranimit të Kosovës në Fifa e Uefa, mblodhi drejtuesit e Federatës së Futbollit kosovar.
Ata, bashkë me përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ftuan mediat për të treguar listën e lojtarëve që do të luajnë kundër ishujve Faroe, njofton Klan Kosova.
Miqësorja në mes Kosovës dhe Ishujve Faroe luhet më 3 qershor në Frankfurt të Gjermanisë.
Ja lista e futbollistëve të ftuar për miqësoren me Ishujt Faroe:
Portier: Sami Ujkani, Flamur Neziri.
Mbrojtës: Loret Sadiku, Avni Pepa, Bajram Jashanica, Lum Rexhepi, Fanol Perdedaj, Lead Paqarada.
Mesfushorë-sulmues: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Mergim Brahimi, Besar Halimi, Valmir Sylejmani, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Flamur Kastrati dhe Arbert Bunjaku.