Lajmet e fundit

Supermodelja Gisel Bundchen, është bërë e njohur përveç për fizikun e bukur edhe për veshjen e veçantë.
Ajo është fotografuar teksa largohej nga zyret e Chanel, e veshur me një stil të viteve 70-ta, transmeton Klan Kosova.
Bundchen kishte të veshur një palë pantollona të stilit “shizzy” të gjera tek këmbët dhe një bluzë me ngjyra.
Bukuroshja gjithashtu në dorë kishte edhe një buqetë të madhe me lule.
Për ndryshe, Bundchen nga revista Forbes është listuar si modelja më e paguar në botë.