Lajmet e fundit

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi deklaroi se Kryeministri Rama ka dështuar në kushtet kryesore për të hapur negociatat për anëtarësim.
Nga vizita e kancelares Angela Merkel, u pa se detyrat e shtëpisë për t’u përmbushur janë themelore për demokracinë dhe ekonominë, por Rama prej një viti i qaset BE-së me tone kërcënuese.
Mesazhi i kancelarës gjermane Angela Merkel në Tiranë dhe për gjithë Ballkanin, sipas ish-ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi është se në BE nuk ka lodhje nga zgjerimi, por se këto vende nuk po i bëjnë detyrat që të afrojnë me unionin.