Lajmet e fundit

Ish Miss BumBum, Erika Canela ka vendosur që ta padisë yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Ajo siç shkruan The Sun, ka thënë se është ngacmuar seksualisht.
26 vjeçarja ka rrëfyer se është bombarduar nga mesazhe fyese, pas përfundimit të aventurës dy mujore mes tyre, përcjell Klan Kosova.
“Nuk e di nëse ato kanë qenë prej tij apo dikujt tjetër”.
“E kam ndërprerë ushqimin, nuk flija dhe nuk dilja për shkak të kësaj”, ka thënë ajo.
BumBum ka treguar se kishte lënë Ronaldon kur kishte kuptuar se ai kishte të dashur.
Avokatët e saj kanë nisur procedurat për paditjen e Ronaldos, pasi që ajo është prekur emocionalisht nga fyerjet e tij.
Erika kishte fituar çmimin e parë të Miss BumBum, në vitin 2016 në Brazil.


