Lajmet e fundit

Disa ditë më parë është bërë e ditur që aktorja e njohur Sandra Bullcok, është në lidhje dashurie me fotografin Bryan Randall.
Por si duket Bullock, ka një kohë që është në romancë me Randall, transmeton Klan Kosova.
Madje ajo kishte marrë të dashurin e saj të ri, edhe në ceremoninë e fshehtë të martesës në mes të Jennifer Aniston dhe Justin Theroux.
Një burim i UsWeekly, është shprehur se gjërat në mes të aktores dhe fotografit ishin goxha serioze.
“Në dasmë ata ishin shumë të lidhur pas njëri – tjetrit”, është shprehur burimi.
Mësohet se Randall, është babai i një vajze dhe ajo që nuk do diskutim është që duket si një yll hollivudian.
“I dashuri i Sandrës është shumë i pashëm”.
“Ajo është shumë e lumtur me të”, është shprehur një burim i revistës Us.