01.03.2016 · përditësuar para 3805 dite1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, i cili nuk ka marrë pjesë fare në seancën e jashtëzakonshme kur Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës, ka treguar në Zona B të Klan Kosovës se cilat ishin arsyet që e shtynë të ndërmerr një vendim të tillë.
“Unë jam përfaqësues i popullit, ku jam zgjedhur me vota të elektoratit të LDK-së. Baza ime është Podujeva dhe aty kam marr shumicën e votave nga anëtarësia e LDK-së. Gjatë këtyre ditëve nga kontaktet që i kam pasur me këtë anëtarësi dhe kam kërkuar mendimin e tyre, në mënyrë unanime më është kërkuar që vota jonë të mos shkojë tek një kandidat siç është zoti Thaçi”, ka shpjeguar Bulliqi.
Ai tha se e ka ditur që Thaçi do t’i fitojë votat për president dhe se personalisht ndjehet komod, pasi që nuk “shoh që ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.