Lajmet e fundit

Në Pallatin e Drejtësisë në Sofje, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe ai Nacional i Drejtësisë së Bullgarisë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
Me këtë rast, drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi tha se me firmosjen e këtij memorandumi po konkretizohet bashkëpunimi mbi 10 vjeçar që ekziston në mes të dy instituteve.
Ai shtoi se kjo ujdi do të fuqizojë dhe do të zgjerojë fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy instituteve ne shërbim të ngritjes se kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë se dy vendeve.
Në anën tjetër, drejtori i Institutit Nacional të Drejtësisë së Bullgarisë, Dragomir Yordanov, ka vlerësuar se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve i cili vazhdon që një kohë të gjatë, me nënshkrimin e memorandumit, po forcohet.