Lajmet e fundit

Stambolli, është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend.
Me një popullsi prej rreth 14,1 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë dhe është i vetmi qytet në botë i cili gjendet në dy kontinente, Evropë dhe Azi.
Qyteti modern është i ndarë në tre zona kryesore, Stambollin e vjetër, zona e Beyoglu me rrethin e Galatas, dhe Scutari së bashku me periferinë në anën e kundërt të Bosforit.
Disa nga monumentet janë Xhamia Ajasofja, pallati Topkapi, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).
Për më tepër ju sjellim disa fotografi të këtij qyteti të bukur.







