28.06.2015 · përditësuar para 4049 dite1 min lexim
Një nga ushqimet më të çuditshme e ka krijuar një furrë në Taiwan kur krijoi bukën që duket si një shalqi.
Sipas pronarit të furrës, kjo bukë është zbuluar derisa po tentonin të tërhiqnin fëmijët për të ngrënë bukë veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës.
Në përpunimin e kësaj buke përdoren ngjyrues natyral, për ngjyrën e gjelbër përdoret vetë çaji i gjelbër ndërsa për ngjyrën e kuqe përdoren luleshtrydhet, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë, janë disa nga fotot se si duket kjo bukë interesante.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.