Lajmet e fundit
Në të gjitha dyqanet e Viva Fresh Store, nga e marta, buka standarde do të kushtojë 15 centë, vendim ky i marrë sipas kompanisë për të mbështetur nevojtarët

Që nga e marta, rrjeti i marketeve Viva Fresh Store ka vendosur që ta ulë çmimin e bukës standarde në 15 centë.
Erton Bega, drejtor marketingu, ka thënë se këtë vendim e kanë marrë për të përkrahur kategoritë më të ndjeshme sociale në vend.
Rrjeti i marketeve Viva Fresh Store është i shtrirë gati në krejt vendin, me 42 pika në 18 qytete.