Lajmet e fundit

Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK) kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për qeverinë dhe punën e saj në sektorin e bujqësisë.
Kryetari i kësaj federate, Tahir Tahiri, tha se mungesa e investimeve në bujqësi dhe konkurrenca jolojale në treg janë duke bërë që gjendja në bujqësi të përkeqësohet.
Tahiri më tutje ka akuzuar ministrinë e Bujqësisë se po shpërndan grante personave që nuk e meritojnë si dhe po kërkon mito për përfitimin e tyre.
Këto komente Tahiri i ka bërë në një konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë.
“Do organizojmë protesta do kërkojmë largimin e kësaj qeverie është krijuar një bastion. Me këta njerëz nuk ka perspektivë bujqësia kërkojmë që këta njerëz të largohen njëherë e përgjithmonë. Bujqit kanë hezituar me dal në protesta dhe janë shantazhuar prej ministrisë”.