Lajmet e fundit

Kryesia e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovë iu ka bërë thirrje të gjithë bujqve të Kosovës që të dalin në protestën e 17 shkurtit kundër Qeverisë së Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.
"Nga këto marrëveshje dëmtohen rëndë Republika e Kosovës, e sidomos bujqit, sepse humbasim mijëra hektarë tokë me Malin e Zi, e nëse instalohet “Zajednica” humbasim dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore, livadhe, kullosa, pyje, e të ngjashme. Liqeni i Ujmanit, që shfrytëzohet shumë edhe për ujitje, nuk do të menaxhohej më nga Kosova, por nga “Zajednica”.
"Këta qeveritarë, tash e sa vite, kanë shkelur bujqit dhe qytetarët tjerë të Kosovës. Këta janë të papërmirësueshëm, andaj duhet të largohen nga pushteti. Nuk krijuan kushte për zhvillimin e bujqësisë, dhe nuk i siguruan treg prodhimit vendor. Me këta në pushtet, nuk kemi mirëqenie as tash, e nuk do të ketë mirëqenie as për brezat e ardhshëm" thuhet në një njoftim për media të sindikatës së bujqve, transmeton Klan Kosova.