Sivjet kishte në plan të mbillte më shumë hektar misër, por paratë për këtë, duhet t’i çoj në naftë.
Prej kur u shtrenjtuan derivatet, fermerit Gani Dobratiqi nga Prishtina i duhet t’i mbush dy rezervuare të traktorit me karburant.
Por, problemi i tij dhe punuesve të tjerë të tokës, nuk përfundon me kaq. Ata po kërkojnë që shteti të subvencionojë naftën për bujqit, të paktën 150 euro për hektar ose të bëj një lehtësim tjetër.
Nëse kjo nuk ndodh, paralajmërohet që pasojat të jenë më të mëdha.
Shoqatat bujqësore, si këshilluese, kritikojnë heshtjen nga qeveria që s’po u del në ndihmë.
Ministria e Bujqësisë sikur për bujqit, nuk ka dhënë asnjë informacion as për Klanin, nëse ka ndërmend t'i mbështesë prodhuesit vendor.
https://www.youtube.com/watch?v=FyZe3zmH7g4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.