Lajmet e fundit

Taylor Swift po i investon paratë e saja aty ku e ka edhe skuadrën.
26 vjeçarja i ka dhënë një çerek milion dollarë këngëtares Kesha, për t’i ndihmuar asaj me disa çështje ligjore që kanë të bëjnë me një kontratë të Kesha’s me producentin e famshëm Dr. Luke, të cilin ajo e ka akuzuar për ngacmim seksual.
“Në shenjë mbështetjeje Taylor Swift i ka dhuruar Kesha’s 250,000 dollarë për t’i ndihmuar me çdo vështirësi financiare gjatë rrugës së betejës ligjore me Dr. Luke”, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Kesha ka marrë përkrahjen e shumë miqve të saj artistë në këtë betejë.
Demi Lovato, Miley Cyrus, Kelly Clarkson dhe Ledia Gaga, janë ndër artistet që përkrahjen e tyre për Kesha’n e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale.