Lajmet e fundit

Sot në hollin e Ministrisë së Drejtësisë u hap ekspozita “ Rrugëtimi drejt lirisë”, e autorit Alban Bujari.
Shumë fotografi të fotoreporterit Bujari nga masakrat në burgun e Dubravës, Reçak, Prekaz, Krushë e vise tjera, janë copëza historie nga lufta e funditnë Kosovë, që tregojnë krimet e masakrat të cilët serbët i kryen ndaj shqiptarëve.
Sipas kreut të drejtësisë, Selim Selimi, ekspozita me shkas u hap në Ministrinë e Drejtësisë, pasi me të po synohet të luftohet harresa ndaj gjenocidit serb.
Në këtë ekspozitë u tha se mbi 1600 persona janë të zhdukur dhe se kjo e drejtë e Kosovës duhet fuqishëm të thuhet në gjithë botën.