Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë , Bujar Nishani, u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit:
“Gëzuar këtë Festë madhështore që na sjell në vëmendje Sakrifikimin dhe Dhurimin, dy shtylla nga më të rëndësishmet që sigurojnë paqen mes njerëzve mundësuar nga Mëshira e Zotit”.
“Le të jetë kjo ditë e shenjtë, si gjithmonë ka qënë në të kaluarën dhe gjithmonë do jetë në të ardhmen, një ditë kur ai që ka i jep atij që s'ka, i shëndetëshmi mëshiron dhe bën diçka për të sëmurin, i fuqishmi ndihmon të dobëtin, i shoqëruari afron të braktisurin" thuhet në urimin e Nishanit, transmeton Klan Kosova.