Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ish-kryeministrin e Kosovës, Bujar Bukoshi.
Thaçi ka thënë se presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi kanë kontribuar që të bëjnë internacionalizmin e çështjes së Kosovës, në kohën kur Kosova ishte e izoluar, njofton Klan Kosova.
Bukoshi e ka falënderuar Thaçin për dekoratën duke thënë se ndihet i nderuar.