Lajmet e fundit

Në qytetin e Bujanocit ushtria amerikane, garda e Ohajos, ushtria serbe dhe pushteti lokal filluan rikonstruimin e disa objekteve shkollore.
Të hënën nisi faza e parë e projektit ku përfshinë rikonstruimin total të çerdhes së fëmijeve "Gëzimi Ynë" dhe shkollës së muzikës në Bujanoc.
Në këtë fazë vlera e projektit është rreth 350 mijë dollarë, ndera në fazat tjera parashihet edhe renovimi i tri shkollave tjera në këtë komunë.
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, deklaroi se me këtë projekt tregohet se ushtritë nuk janë vetëm për të luftuar por edhe për të punuar në të mirë të komunitetit.
E përfaqësuesi i shtetit amerikan Koey Shej tha se ky është një fillim i ri i bashkëpunimit të të ushtrive të dy vendeve, njofton nga Bujanoci gazetari i Klan Kosovës, Shkodran Gajraku.