Lajmet e fundit

Portieri i Juventus, Gianluigi Buffon ka nderuar ish bashkëlojtarin e tij, Andrea Pirlo pasi ai vendosi që të kaloj në New York City FC.
Lëvizja e Pirlo-së u konfirmua të hënën ku ai do të luajë së bashku me David Villa dhe Frank Lampard.
"Të tjerët kanë përdorur fjalë të ndryshme për të të thënë lamtumirë dhe të uroj shumë fitore të tjera dhe do të doja të përmbledhja me një fjalë tërë jetën që kemi jetuar së bashku” tha 37-vjeçari Buffon, transmeton Klan Kosova.
"Shumë fat, miku im. Shumë fat për tani dhe për të ardhmen. Faleminderit për të kaluarën tonë së bashku. Të faleminderit për orët e lumtura shpenzuar së bashku”
"Faleminderit për lotët e gëzimit dhe pikëllimin.Ne gjithmonë kemi mbështetur njëri-tjetrin” vazhdoi ai.
Buffon falennderoi kolegun e tij që e mësoi se në sport, njerëzit mund të bëjën gjëra që shumica mendojnë se nuk mund të realizohen.