Lajmet e fundit

Portieri legjendar Gianluiggi Buffon ka folur në superlativ për Italinë, pas triumfit ndaj Spanjës.
Kapiteni i Italisë ka deklaruar se para Kampionatit Europian, të gjithë e kanë nënvlerësuar Italinë ndërsa tashmë ajo është një kandidate për të fituar trofeun.
“Këtë garë po e përballojmë ashtu siç dimë më së miri. Natyrisht, ka pasur dhe do të ketë ekipe shumë të vështira në rrugën tonë".
"Jemi në çerekfinale, por ende nuk mund të them se ky është një Europian i madh për Italinë".
"Nga shumë të nënvlerësuar tani jemi mes favoritëve për ta fituar Europianin, gjë për të cilën jam krenar".
"Ne kemi bërë një paraqitje të mirë ndaj Spanjës, e cila na ishte kthyer në “mace të zezë”. "Pas shumë vitesh humbjeje me Spanjën, e kemi kthyer situatën në favorin tonë”, përfundoi Buffon.