Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka përkrahur protestën e mbajtur nga minatorët e Trepçës para ndërtesës së Qeverisë.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini dhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Trepçës, Shyqyri Sadiku, para protestuese shprehen indinjatën ndaj Qeverisë dhe Bordit të Trepçës, të cilët nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e minatorëve për t’i involvuar në draft Statutin për Trepçën si dhe njoftuan të pranishmit se protesta do të vazhdojë prapë derisa Qeveria të reflekton duke miratuar kërkesat e minatorëve.
Minatorët kërkuan pensione të veçanta me lartësi 70% të pagës, që mosha e pensionimit të jetë 50-55 vjeç, ngase si rezultat i punës së rënde dhe kushteve të vështira për një vit kanë vdekur 26 minatorë pa arritur moshën mandatore të pensionit, shkaktare të të cilave vdekjeje dyshohen të kenë qenë kushtet dhe puna e vështirë.
“Si kërkesa tjera të minatorëve ishte edhe njohja e stazhit te benificuar, pensioneve invalidore, pensioneve familjar, njohja e stazhit të punës për vitet e ’89-’90, sigurimeve shëndetësore etj”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.