Lajmet e fundit

Në 25 vjetorin e themelimit të BSPK-së, Konferenca e Sindikatave Evropiane i ka dërguar një telegram urimi organizimit më të madh sindikal në Kosovë.
Në të ETUC tregon respekt për rrugën e vështirë të BSPK-së deri sot dhe njëkohësisht ka kërkuar që lëvizja sindikale në Kosovë të bashkohet për të arritur një respektim të nivelit të duhur të të drejtave të punëtorëve.
"Bernadette Segol: Mesazh nga (ETUC – Konfederata e Sindikatave Evropiane) me rastin e 25 vjetorit të BSPK-së në Kosovë
Miq dhe kolegë të nderuar,
Ju përshëndes në emër të Konfederatës së Sindikatave Evropiane dhe kërkoj ndjesë që nuk kisha mundës të marrë pjesë në këtë kremtim.
Themelimi i BSPK-së në qershor 1990 ishte një sinjal i qartë për shoqërinë kosovare që të mobilizohet në mënyrë paqësore për vetëvendosje dhe pavarësi. KSE-ja e ka përcjellë rrugëtimin e juaj nga afër si këtu ashtu edhe jashtë vendit dhe kontaktet këtu filluan qysh në vitin 1990. Më lejoni që me këtë rast të përshëndes me një respekt të madh profesor Hajrullah Goranin, babain e organizatës suaj që është një personalitet i shkëlqyeshëm dhe i respektuar. Ai e plotëson një kapitull të historisë së re të Kosovës.
Përpara, gjatë dhe pas përfundimit të luftës – e cila ishte ende e pranishme në sytë tuaj dhe në mendjen tonë – KSE ju ka mbështetur dhe ndihmuar në mënyrë që të vazhdoni të ekzistoni. Në atë periudhë ju keni qenë të unifikuar dhe keni pranuar të merrni pjesë në disa takime në të cilat ne jemi përpjekur që të rivendosim marrëdhëniet me sindikatat e pavarura e ish shtetit në të cilin keni jetuar edhe ju.
Unë jam e vetëdijshme se kjo nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për ju, por as edhe për neve dhe ne jemi mirënjohës për këtë – dhe përsëri po i referohem profesor Goranit – ju nuk e keni refuzuar dialogun.
Herë pas herë është dobishme të mbështetesh në të kaluarën, në rastin tuaj një e kaluar e afërt. Kjo ju ndihmon që të kuptoni më mirë, të nxirrni mësime nga ajo (e kaluara) dhe të përdorni përvojat në mënyrë që të merrni një qëndrim në të tashmen dhe të ardhmen.
Vendi i juaj është në rrugë të pavarësisë. Ju gjendeni në një tranzicion shumë kompleks. Ekonomia është duke vuajtur, papunësia është jashtëzakonisht e lartë, punëtorët në masë të madhe ende janë në një sektor privat të vogël dhe kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje, dhjetëra mija qytetarë të rinj po ikin nga vendi. Ndërsa, shoqëria është duke u ballafaquar me në masë të madhe me një shtrirje të madhe të korrupsionit. Ju po ashtu keni një numër të madh të rinjve nëpër gjithë Evropën.
Ne si sindikalistë që jemi ja kemi borxh njëri tjetrit sinqeritetin. Prandaj, kolegë të dashur, më lejoni që të jem shumë e qartë. Lëvizja sindikaliste në Kosovë është totalisht e përçarë. Është një lëvizje e cila duhet të ec përpara, por ajo nuk po e bën këtë. Çmimin për këtë e paguajnë punëtorët. Ndasitë e unioneve sipas vijës së sektorit publik dhe atij privat nuk janë asgjë tjetër pos mungesë e solidaritetit. Është e vështirë të pritet që solidariteti të vij nga jashtë, nëse nuk ka sado pak solidaritet përbrenda.
Zgjidhja është tek ju. Kjo ka të bëj me vetëvendosjen tuaj. Është përgjegjësi e juaj që t’i ktheheni unitetit. Për këtë nevojiten kompromise nga të gjitha palët. Kjo duhet të negociohet. Kjo nuk mund të bëhet përmes një dekreti. Është në interesin e punëtorëve si dhe të gjithë shoqërisë që ju ta përshpejtoni këtë proces. Koha për këtë qëllim nuk është e pakufishme.
Ne jemi angazhuar që të ju ndihmojmë gjatë këtyre 18 muajve të fundit bashkë me fondacionin gjerman Friedrich-Ebert (FES) gjatë mbajtjes së tryezave të rrumbullakëta gjithëpërfshirëse. Deri më tani kjo iniciativë nuk ka dhënë rezultate, por ende ka shpresë.
Ky përvjetor duhet të jetë një zgjim për juve. Lëvizni gjërat. Ne do të vazhdojmë të ju ndihmojmë sa më mirë që mundemi. Aktualisht, partneri i ynë në Kosovë është tryeza e rrumbullakët e sindikatave.
Në këtë aspekt, ju mund të llogarisni në ne dhe unë shpresoj se do të vijë dita kur ne do të takohemi me një konfederatë të sindikatave e cila do të jetë unike dhe operacionale, si një anëtare e Konfederatës së Sindikatave Evropiane." ETUC,30 Qershor, 2015".