07.09.2018 · përditësuar para 2885 dite1 min lexim
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka përkrahur protestën e Sindikatës e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e cila do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 11:30.
Në komunikatën e BSPK-së thuhet se do të përkrahet cilido hap i mëtutjeshëm i SBASHK-ut lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit, njofton Klan Kosova.
“BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që sa më shpejtë t’i përmirësoj këto lëshime duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u”, thuhet në komunikatë.
Protesta e punëtorëve të arsimit do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe ka për qëllim kundërshtimin e Projektligjit për Pagat i cili është votuar të hënën në mbledhjen e Qeverisë, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.