Lajmet e fundit

Bruno Mars është gati të përfundojë turneun e tij “24K Magic”
Pas mbarimit të Grammys fundjavën e kaluar, artisti 32-vjeçar njoftoi turneun e tij final që do të mbahet në 12 qytete të Amerikës së Veriut.
“Finalja. #24kmagicworldtour”, ka shkruar Bruno në Twitter, së bashku me listën e qyteteve.
Edhe pse ai ende nuk i ka shpallur datat apo vendet, turneu do të bëhet në qytete, duke përfshirë Boston, Brooklyn, Los Angeles, Nashville, Newark dhe Philadelphia.
Cardi B do të jetë mysafire speciale e këtij turneu.
