Lajmet e fundit

Këngëtari nga Shqipëria, bashkëpunuesi i hitit "Love Me" me Elvana Gjatën", Bruno, po tregohet i suksesshëm në karrierën e tij muzikore.
Kjo vjen pas hitit "Love Me" ku këngëtari mahniti me zërin e tij, dhe ishte shumë i kërkuar në mbrëmjet muzikore, transmeton Klan Kosova.
Bruno, tani ka publikuar një Cover të ri, të këngës "Tradhëtare" të këngëtarit nga Peja, Ramadan Krasniqit.
Ky cover, tregon edhe njëherë zërin melankolik të Brunos, si dhe për talentin e tij në muzikë.
Këngëtari njihet për këngët e tij si "Male", "Prej Rruges" në bashkëpunim me 2po2, si dhe hitin e fundit "Love Me", që mblodhi plot 8 milionë klikime në Youtube.
Coveri i Brunos, tani është në Youtube, këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në një postim në rrjetin e tij Instagram.