21.11.2015 · përditësuar para 3907 dite1 min lexim
Belgjika është në një gjendje alarmi dhe ka shtuar masat e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste në Paris.
Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik “shumë serioze” dhe “permanent” të sulmeve potenciale terroriste.
Sistemi i metros në Bruksel do të jetë i mbyllur deri të dielën dhe njerëzit janë duke u thirrur që të shmangin turmat, përfshirë këtu qendrat tregtare dhe koncertet, thuhet në njoftimin e forcave të sigurisë, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Pjesa tjetër e vendit, pos kryeqytetit, është në rrezik më të vogël – por prapë gjendja është serioze.
Siç dihet Brukseli është vendi prej nga vinë disa nga sulmuesit e Parisit që mbytën 130 njerëz javën e kaluar.
Njëri nga ta edhe Salah Abdeslam, i cili dyshohet se është rikthyer përsëri në Belgjikë.
Autoritet në Belgjikë deri më tani kanë arrestuar tre të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik.
Ata, po ashtu kanë rekomanduar që ngjarje ku mblidhen shumë njerëz si ndeshjet e futbollit të anulohen.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.