Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq do të takohen sot në Bruksel.
Dy kryeministrat pritet të flasin për zbatimin e marrëveshjeve të arrritura gjer më tani si dhe temat që do të diskutohen në të ardhmen në dialogun Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Takimi i sotëm në Bruksel në mes të Mustafës dhe Vuçiqit është i pari pas atij të 25 gushtit të vitit 2015, transmeton Klan Kosova.