Lajmet e fundit

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, në një konferencë në Jordani teksa po fliste për ngjarjet e fundit në Bruksel nuk arriti t’i mbaj lotët.
Mogherini e cili ishte në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm jordanez, Nasser Judeh në Amman, tha se sulmet e sotshme terroriste shënojnë një ditë shumë të trishtuar për Evropën, transmeton Klan Kosova.
“Është një ditë shumë e trishtë për Evropën dhe kryeqendrën e saj, pasi që është duke vuajtur të njëjtën dhimbje që vuan ky regjion çdo ditë”.
Nga sulmet që ndodhën mëngjesin e sotshëm në Bruksel mbetën të vrarë të paktën 34 persona kurse qindra të tjerë janë të plagosur.
Videon mund ta shikoni këtu.