Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i shoqëruar nga deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane, kanë takuar në Bruksel raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon si dhe zëvendëskryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.
Gjatë takimeve të ndara, ata kanë diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ligjvënësit kosovarë me këtë rast kanë marrë mesazhe të qarta se Kosova ka perspektivë evropiane dhe institucionet duhet të përmbushin obligimet e marra në luftën kundër dukurive negative, në mënyrë që vendi të ecë më shpejt në integrimet euro atlantike, transmeton Klan Kosova.